Përmbaruesit nuk e respektojnë ligjin për marrëdhënie të detyrimeve që ka të bëjë me vjetërimin e borxheve dhe korigjimin e kamatës ndëshkuese, kurse gjykatësit i mbrojnë dhe nuk e zbatojnë drejtësinë. Aktivistët civil drejtojnë akuza për lidhje midis përmbaruesve dhe gjykatave, për cka, një numër I madh I qytetarëve edhe më tej paguajnë borxhe, pavarësisht se kanë kaluar afatet e vjetërimit.
“Përmbaruesit, gjatë procedurës së përmbarimit, janë të obliguar që të respektojnë të gjitha dispozitat pozitive ligjore dhe në bazë të së njëjtës janë kompetent dhe mund të sjellin akt me të cilin do të ndalojë procedura e përmbarimit për shkak të pleqërisë” – tha Sama Ibraimovski, PERP.
Shoqatat “Njeriu mbi profitin” dhe “No Pasaran”, Konferderata e Sindikatës dhe Partia për Emancipimin e Plotë të Romëve dyshojnë për krim të organizuar në sistemin e drejtësisë, për shkak se për ligjin e njëjtë, gjykatës të ndryshëm miratojnë aktvendime krejtësisht të ndryshme.
“Nga vet ministri i Drejtëisë kemi marrë letër në të cilën shkruan në mënyrë decide se gjykata vendosë edhe pse ligji është konciz dhe në të thuhet se, përmbaruesi është ai që duhet ta ndalojë përmbarimin” – deklaroi Ana Glligorova, OJQ.
Shoqatat e qytetarëve kanë paralajmëruar se do të ankohen nëpër ambasadat e vendeve të huaja. Me listë të dhjetëra gjykatësve, që sipas tyre kanë gjykuar në kundërshtim me të drejtat qytetare dhe të njeriut, thanë se do të dorëzojnë iniciativë për dispozita të vecanta në kodin penal, për përgjegjësi të gjykatësve.