Protestuesit bllokojnë Parlamentin në Gjeorgji, ndërhyn policia

Policia mbrëmë nuk lejoi hyrjen e protestuesve në ndërtesën e Parlamentit të Gjeorgjisë duke përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome, raporton Anadolu Agency (AA).

Marketing

Trazirat para Parlamentit të Gjeorgjisë vazhdojnë nga mëngjesi i djeshëm kur u mblodhën mijëra mbështetës të opozitës për shkak të fjalimit të deputetit rus Sergei Gavrilov në seancën parlamentare në kuadër të bashkëpunimit ortodoks parlamentar në Tbilisi.

Sipas informacioneve jozyrtare, para Parlametit të Gjeorgjisë u mblodhën rreth 10 mijë protestues.

Protestuesit u përpoqën të hynë në ndërtesën e Parlamentit, por nuk u lejuan nga policia e cila përdori gaz lotsjellës dhe plumba gome.

Protestat kanë vazhduar ndërsa protestuesit kërkojnë dorëheqjen e zyrtarëve gjeorgjianë.