Tashmë ka nisur protesta e thirrur nga ish-kryeministri, Sali Berisha.
Ndërkohë sikurse shihet në pamje disa të rinj po djegin në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, flamurin serb.
Kjo protestë po vjen si një reagim kundër ardhjes së Aleksandër Vuçiç në Tiranë për nismën “Ballkan i hapur” si dhe për aferën e inceneratorëve që çoi në pranga ish-ministrin, Lefter Koka.