Mijëra protestues në Hong Kong e kanë rrethuar aeroportin ndërkombëtar të këtij vendi dhe i kanë bllokuar rrugët që të çojnë drejt tij në valën më të re të kryengritjes politike dhe përleshjeve me policinë.
Më pak se 24 orë pasi protestuesit dhe policia u përleshën në mënyrë të dhunshme rrugëve dhe pasi protestuesit e ndezën një zjarr pranë stacionit të policisë, ata të dielën po tentojnë ta bllokojnë aeroportin.
“Nuk jam i frikësuar, sepse shumë persona tashmë janë arrestuar. E di që nuk jam i vetmuar”, tha Lui Cheung, 17 vjeç, i cili e kishte vendosur një shall për ta mbuluar fytyrën dhe në dorë mbante një gur të vogël.
“Qeveria nuk na ka kthyer përgjigje, prandaj ne do të vazhdojmë të vijmë”, tha një protestues tjetër që ndodhej në stacionin e metros, ku policia i kishte arrestuar dhjetëra njerëz.
Brenda aeroportit shiheshin udhëtarë të hutuar, të cilët grindeshin me punëtorët e sigurimit dhe ua tregonin atyre biletat që i mbanin në dorë, shkruan “The Guardian”.