Protestuesit e zemëruar sulmojnë zyrat e Louis Vuitton në Francë

Protestuesit e zemëruar sulmojnë zyrat e Louis Vuitton në Francë
Protestuesit kanë sulmuar godinën e markës luksoze të modës Louis Vuitton në prag të një vendimi të pritshëm për reformat e diskutueshme të pensioneve në Francë.

Marketing

Protestat ishin të dhunshme edhe këtë te enjte teksa qytetarët sulmuan zyrën qendrore të LVMH në Paris, e përbërë nga 75 marka të veçanta, modë e nivelit të lartë dhe prodhime kozmetike, në pronësi të njeriut më të pasur në botë, Bernard Arnault.

Sipas rrjetit francez “BFMTV”, rreth 400 mijë qytetarë kanë dalë në rrugët e vendit për të demonstruar edhe një herë kundërshtimin e tyre ndaj planit të qeverisë për reformimin e sistemit të sigurimeve.

Ata kërkojnë që të pasurit të kontribuojnë më shumë në financimin e pensioneve, vetëm disa ditë pasi shefi i LVMH Bernard Arnault rrëzoi nga froni i njeriut më të pasur të botës Elon Musk.

Kujtojmë që vala e fundit e protestave po përfaqëson sfidën më të madhe ndaj autoritetit të Macron.

Tashmë përfaqësuesit e sindikatave në vend presin vendimin e datës 14 prill, kur Këshilli Kushtetues do të vendosë për ligjin e pensioneve./

Marketing