Qeni tifoz bëhet viral me festimin e golave

Askush nuk është më i lumtur për fitoret e Fluminenses sesa një qen që është bërë viral për festimin e golave të këtij ekipi brazilian.

Marketing

Qeni qëndron ulur para televizorit, i veshur me fanellën e Fluminenses dhe sillet njësoj si një tifoz i zakonshëm. Ai ngrihet i emocionuar, ndërsa ekipi sulmon dhe hidhet e leh kur skuadra e zemrës bën gol.

Qeni rrotullohet disa herë nga gëzimi, përpara se të afrohet pranë televizorit për të festuar me grumbullin e lojtarëve.