Protokolli dypalësh, Petkov: Nënshkrimi, fundi i një procesi të rëndë

Kryeministri bullgar në dorëheqje Kiril Petkov, thotë se nënshkrimi i protokollit bilateral, është fundi i një procesi të rëndë për autoritetet në Shkup dhe Sofje, e jo vetëm për Ministritë e Punëve të Jashtme.

Marketing

Në një mesazh në Facebook thotë se “Protokolli është marrëveshje për të përcaktuar hapat për mirëkuptim të Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë. Bullgaria, së bashku me të gjitha shtetet e Bashkimit Europian do të vazhdojë të punojë me fqinjët tanë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, për të siguruar të ardhmen evropiane të Ballkanit Perendimor“, shkroi Petkov.