Protokolli për në NATO ratifikohet në Komitetin për Punë të Jashtme në Senatin e SHBA-së

Komiteti për Punë të Jashtme në Senatin e SHBA-së e ratifikoi Protokollin për pranimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Marketing

Ratifikimin e Protokollit bashkërisht në Facebook e publikuan ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov dhe ndihmëssekretari shtetëror i SHBA-së për Evropë dhe Euroazi, Filip Riker, i cili po qëndron për vizitë në vend.
Hapi i ardhshëm deri te ratifikimi i plotë është Protokolli të votohet në Senat.

Dritë të gjelbër për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO deri më tani e kanë ratifikuar 21 vende anëtare të Aleancës. pritet së shpejti këtë ta bëjnë tetë shtete e tjera aleate me të cilat vendi edhe zyrtarisht do të bëhet anëtare e 30-të e NATO-s.