Provat zyrtare/ Leclerc për rekord, lë pas sërish kampionin e botës

Është momenti i Charles Leclerc në Formlulën 1, pasi piloti francez i Ferrarit arriti të regjistrojë kohën më të shpejtë në provat zyrtare të Sochit në Rusi, duke siguruar “pole position”-in e katërt radhazi për këtë sezon.

Marketing

Ashtu si një javë më parë në Singapor, edhe sot djaloshi francez arriti të lërë pas vetes kampionin në fuqi të botës, Lewis Hamilton, që do niset i dyti nesër dhe do të kërkojë rikthimin te fitorja që i mungon prej disa garash.

Vlen të theksohet se renditja deri në vendin e pestë, është njësoj si në Singapor, pra me Vettel që do të niset i treti, Verstappen i katërti dhe Bottas i pesti. Kujtojmë që Leclerc bëhet i pari pilot i Ferrarit, që arrin të sigurojë 4 “pole position” radhazi.

https://digitalb.vo.llnwd.net/supersport/wp-content/uploads/2019/09/123-8.jpg