Në prag të ndeshjes mes Torino-s dhe Juventus-it, ish-lojtari i “Demave”, Kamil Glik, ka folur për “Toro News”, duke thënë se bardhezinjtë nuk do të jenë kurrë si ata.
“Derbi i ardhshëm do të jetë shumë i vështirë për Torino-n, por një gjë është e sigurt: Juventus nuk do të ketë lidhjen e ngushtë me ngjyrat e ekipit dhe traditën që ekziston mes Torino-s dhe tifozëve. Ata nuk do të jenë kurrë si ne”, ka thënë Glik.
Derbi i Torinos do të zhvillohet mbrëmjen e së shtunës në orën 20:30. Bardhezinjtë kryesojnë kampionatin italian me 43 pikë, 21 më shumë se rivalët e tyre, që mbajnë vendin e gjashtë.