“Provokon” presidenti: Transgjinorët për mua janë të neveritshëm

Presidenti çek, Milos Zeman i quajti transgjinorët të neveritshëm, gjatë një interviste për “CNN”. Duke diskutuar për ligjin e ri në Hungari, që ndalon materialet arsimore për komunitetin LGBT për fëmijët.

Marketing

Për këtë ndërhyrje ligjore, shteti hungarez është kritikuar ashpër nga çdo vend anëtar i Bashkimit Evropian. Por Zeman i doli në mbrojtje kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban.

“Unë nuk shoh një arsye për të mos rënë dakord me të. Në punët e brendshme të një vendi nuk duhet ndërhyrë. Unë mund të kuptoj homoseksualët, lesbikët dhe kështu me radhë. Por nuk them të njëjtën gjë për njerëzit transgjinorë. Ata janë të neveritshëm për mua.”
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen deklaroi se ligji i Hungarisë është diskriminues dhe shkon kundër vlerave themelore të Bashkimit Evropian.