Kryetari i PRSD-së Tito Petkovski, nënkryetari Goran Misovski dhe sekretari i partisë Kristijan Trajkovski dje në Koçan kanë realizuar takim me udhëheqësinë e organizatave komunale të partisë nga Njësia e tretë zgjedhore.
Në takimin rajonal është biseduar për referendumin e ardhshëm dhe perspektivat politike dhe ekonomike që hapen para Maqedonisë me anëtarësimin në BE dhe NATO.
“Me përmbylljen e kontestit shumë dekadësh për emrit me fqinjin tonë jugor para Maqedonisë është hapur shans i madh të bëhet pjesë e familjes së BE-së dhe NATO-s. Në atë mënyrë përmes përvetësimit të stablitetit dhe sigurisë më të madhe do të mundësohet hyrja e investimeve të reja të huaja, hapje e vendeve të reja të punës, rritje më e madhe e pagave dhe BPV-së”, ka thënë Petkovski.
Ai ka rikujtuar se pothaujse të gjitha qeveritë deri tani kanë negociuar për emrin, por asklush deri tani nuk ka pasur guximin me atë zgjidhje të shkohet deri në fund.
Ndërkohë, nënkryetari i partisë dhe nënkryetar i Kuvendit të Maqedonisë, Goran Misovski shprehu optimizëm për suksesin e referendumit.
“VMRO-DPMNE do e mbështeste referendumin nëse i jepej amnisti. Siç ishte deri sa ishin në pushtet, ashtu edhe tani, intersat e tyre personale i vendosin para atyre shtetërore”, ka thënë Misovski.