Në mungesë të argumenteve për të dhënë përgjigje mbi uzurpimin e pronave publike nga bartësi i listës së këshilltarëve të koalicionit të tij, Alternativa-ASH-VMRO-DPMNE, Bekim Sali kandidati për Çairin e i këtij koalicioni ka filluar ti ik edhe debateve televizive.
Por, jo vetëm për uzurpimin e pronave publike edhe për çështje tjera programore për të cilat Bekim Sali i ofron si zgjidhje, a komuna e Çairit ka vite qe i zbaton.
Bekim Sali për tu ik këtyre përgjigjeve para opinionit, nuk është paraqitur në debatim e radhës që ditën e djeshme organizoi televizioni nacional KLAN. Në këtë debat morrën pjesë kandidatët nga partia BESA dhe PDSH por mungoi kandidati i Alternativës/Alenacës dhe VMRO-së Bekim Sali.
Opinioni kishte reagime të shumta për ikjen nga ballafaqimi me argumentet, pasi që ditë më parë ai iki nga kafja miqësore ku 3 kandidatët tjerë të organizuar nga TV21 realizuan një takim miqësor në çarshi të vjetër.