Pse Bujar Osmani kërkon Marrëveshje shoqërore?

Për të bindur popullin se pushtetarët janë të sinqertë në shtyrjen e proceseve eurointegruese dhe anëtarësimin e plotë të vendit në BE deri më vitin 2030, Bujar Osmani- Ministër i Punëve të Jashtëm, kërkon Marrëveshje shtetërore.
Se çfarë nënkupton me Marrëveshjen shtetërore ai është deklaruar në paraqitjen e fundit mediatike në TV24.

Marketing

“Marrëveshje shtetërore e partive politike për tetë vitet e ardhshme. Besoj se kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme nëse duam të arrijmë objektivin e vitit 2030. Kjo marrëveshje është bërë nga vendet që arritën shpejt në BE. Nëse nuk e bëjmë atë marrëveshje, nuk jemi të sinqertë me qytetarët tanë se jemi vërtet seriozë për anëtarësimin në BE, sepse kështu do të improvizojmë vetëm negociata, kështu vetëm mund të shpresojmë deri në vitin 2030. Thjesht duhet të shtrëngojmë duart”, theksoi Osmani.

Pse të pengohet procesi?- pyet Osmani.

“Le të ulemi! Madje kam përgatitur një draft dokument që mendoj se duhet të jetë baza e këtyre bisedimeve, për arritjen e Marrëveshjes”, tha Osmani.