Vjen kryesisht për shkak të efektit të voltazhit të lartë në ajrin që rrethon kabllin.
Ajri është normalisht një përcjellës shumë i dobët i energjisë elektrike. Por nëse një voltazh mjaftueshëm i lartë aplikohet përgjatë një distance të shkurtër, elektronet e molekulave të ajrit tërhiqen fort dhe fillojnë që të formojnë një rrymë.
Kjo nga ana e vet shkakton një nxehje të fortë të ajrit gjë që rezultonë në zhurmën si fishkëllimë që dëgjojmë kur ndodhemi nën kabllot e tensionit të lartë.
Kjo ndodh më shpesh gjatë motit me lagështi, kur ajri bëhet përcjellës më i mirë i energjisë elektrike