Pse do e votoj vizionin e Dr. Hekuran Dukës?

Unë e di se Dr. Hekuran Duka është një personalitet shumë dimensional dhe me një perspektivë moderne të të bërit të gjërave. Unë do zgjedh të votoj më dëshirën dhe vullnetin tim Dr. Hekuran Dukën sepse është një personalitet që karakterizohet nga dëshira e mirë që tjetrin ta shikoj në piedestalin që ai e meriton, që popullin ta shikoj në nivelin e duhur.

Marketing

Unë do e votoj Dr. Hekuran Dukën sepse ai është një individ që i intereson vepra, aksioni, ndryshimi, mbi të gjitha Ai është promotor i fjalës së mirë, siç thonë; gjuha kocka nuk ka, por kocka thyen.

Unë do votoj Dr.Hekuran Dukën sepse ai është vizionar dhe njeri që i mban premtimet. Dr. Hekuran Duka, politikën e përdor si një mjet për ti realizuar qëllimet e duhura për të mirën e qytetarit dhe të mirën e çdo banori në qytetin e Dibrës.

Dibra është një qytet me shumë potenciale, si në turizëm, në infrastrukturë si në vlera njerzore. Por asnjëherë nuk është e mjaftueshme për një qytet të ndërtohet, çdo herë ka nevojë për inovacion, çdo herë ka nevojë për risi, çdo herë ka nevojë për ndryshim të mentalitetit dhe për këte Doktori ka një platformë tepër moderne për të ndërtuar këtë qytet të vockel, por me emër të madh sa vet historia.
Unë do votoj Dr. Hekuran Dukën sepse ai është një promotor i të ardhmes të fëmijëve tanë. Ai kujdeset jo vetëm për betonin që shtrohet nëpër rrugë, por edhe për fëmijët që janë shtylla kurozore e çdo qytetërimi në botë sepse ato janë e ardhmja e këtij vendi. Kjo platformë do realizojë shumë projekte për të rinjtë dhe fëmijët tanë, ku do të kenë mundësi të edukohen dhe argëtohen me mjetet më moderne të mundëshme.

Më besoni, nuk kanë per të munguar as fondet e bashkimit Europian. Dibra ka nevojë për kulturë dhe sport, gjë për te cilen sdo mungojnë edhe projektet për të ndërtuar shkëmbime kulturore dhe profesionale me vendet Europiane.

Unë do votoj Dr. Hekuran Dukën sepse ai ka një frymë moderne të të punuarit me të tjerët, ai nuk orientohet vetëm nga personaliteti i vet, por ai ka nje sens orientimi nga personaliteti i vet, tek fryma e bashkpunimit ne ekip. Gjënë e parë që siguron platforma e tij është krijimi i një grupi solid që do punojnë vetëm me projektet dhe perthithjen e fondeve te huaja ku të jenë në shërbim të çdo qytetari Dibran. Të gjitha këto projekte do fokusohen në tre pjesë investimi: në infrastrukturë, në turizëm, kulturë dhe sport.

Unë besoj se Dr. Hekuran Duka me maturinë e tij prej një lideri, do i jap një leksion të fortë çdo qytetari se çdo të thotë një qytet të ndryshojë, se çdo të thotë të rindërtosh vlera të qytetarisë Dibrane. Nuk dua as që ta anashkaloj vetbesimin e kryetarit aktual dhe të ardhshëm se Ne edhe pse jemi një qytet i vogël, Ne që të gjithë jemi qytetar të botës, prandaj dhe Ne meritojmë një qytet me ndryshe, prandaj le të jetë vota jonë, vota jote, vota e çdo Dibrani, votë e ndryshimit dhe e perspektivës Europiane. Prandaj unë bashkë me ty do votojmë Dr. Hekuran Dukën.

Erduan Kllobuçishta- Psikolog

Marketing