Përgjithësisht është i njohur fakti se shtresa e ozonit e cila gjendet në sipërfaqen e atmosferës e mbron botën e gjallë në Tokë nga radiacioni i dëmshëm diellor ultraviolet. Por, është pak e njohur se ozoni mbron edhe nga sëmundje të ndryshme dhe gjendje të dëmshme në organizëm, dhe shpesh herë shfrytëzohet edhe për qëllime mjekësore.
Rritja e imunitetit, përshpejtimi i cirkulimit, shtyrja e procesit të plakjes, ulja e stresit dhe të lodhjes kronike, përmirësimi i koncentrimit janë vetëm një pjesë e përfitimeve nga shfrytëzimi i ozonit. Njëkohësisht, ky gaz është antibiotik natyror i cili për kohë të shkurtër i shkatërron viruset bakteriet dhe këpurdhat helmuese. Ozoni quhet edhe si një luftëtar mrekullibërës i këtyre baktereve dhe viruseve duke e pasur parasysh atë se hulumtime të ndryshme mjekësore të realizuara gjatë viteve të kaluara treguan se ai është një antibiotik natyror i cili për një kohë shumë të shkurtër dhe në mënyrë efektive i zhduk dëmtuesit e organizmit.
Rezultatet nga hulumtimi treguan se personat organizmi i të cilëve është i ushqyer me ozon kanë imunitet më të mirë, ngjyrë më të mirë dhe disponim më të mirë. Studimet e mjekëve të ndryshëm gjerman dhe rus kanë vërtetuar se ozoni në masë të madhe e përforcon sistemin e imunitetit dhe potencialin energjetik të organizmit.
Më andej, ekzistojnë dhoma dhe tenda të ndryshme me ozon si dhe sauna ozoni ku ky gaz absorbohet përmes poreve të trupit. Metoda tjetër e marrjes së gjakut nga pacientët e cila me procedurë speciale pasurohet me ozon dhe përsëri kthehet në trupin e njerëzve.
Pjesa më e madhe e këtyre metodave janë më të komplikuara dhe realizohen në qendra speciale të certifikuara për procedura të këtilla. Për shkak të kësaj, vlerësohet se metoda më e thjeshtë për marrjen e ozonit është konsumi oral i ujit të ozuar ose kapsula të pasura me ozon.