Një hulumtim i realizuar së fundmi sugjeron se pak vetë-dashuri është e mirë për shëndetin tonë.
Në sdutim u analizuan një grup vullnetarësh që dëgjuan incizime ku inkurajoheshin të ishin të mëshirshëm ndaj vetes. Pas vetëm 11 minutash, normat e rrahjeve të zemrës së pjesëmarrësve ishin dukshëm më të ulëta, krahasuar me ata që i kushtonin vëmendje kritikëve të tyre të brendshëm të ashpër.
Një shkallë e ulët e rrahjeve të zemrës na ndihmon të kemi gjendje relaksimi që “na jep shansin më të mirë të shërimit”, thanë hulumtuesit.
Hulumtimi u krye nga universitetet e Exeter dhe Oxford dhe u drejtua nga Dr Anke Karl, ligjeruese e lartë për psikologji në Universitetin e Exeter.