Pse Instagrami po ju pyet për ditëlindjen?

Ti hap Instagramin për t’i hedhur një sy “të shpejtë” dhe krejt papritur të shfaqet një opsion i ri “Add Your Birthday.” Ti mund ta kesh injoruar herë pas here, por këmbëngulja e Instagramit për të të mësuar ditëlindjen është më e fortë.

Marketing

S’të mbetet zgjidhje tjetër vetëm të tregosh datën dhe vitin, nëse do të vazhdosh aktivitetin tënd normal në Instagram. Pse po e bën platforma këtë?

Mos u bëni me paranoja. Mark Zuckerberg nuk ka ndërmend as t’ju urojë në 00:00 dhe as t’ju organizojë ndonjë festë ditëlindjeje. Eshtë thjesht çështje protokolli.

Në fakt, këtë kërkesë Instagrami e ka nisur që prej 2019-ës, por tek ju që keni krijuar një adresë para këtij viti, ky opsion mungonte. Pra është thjesht një mënyrë për të përditësuar rrjetin.

Arsyeja tjetër kryesore lidhet me politikat e kompanisë për t’u siguruar që fëmijët nën 13 vjeç të mos përdorin Instagramin.

Diçka tjetër që duhet ta dini me patjetër është se nuk mund ta editoni apo ndryshoni ditëlindjen tuaj. Kjo, për të shmangur moshën false që përpiqen të vënë zakonisht të vegjëlit për të krijuar një llogari.

A jua shohin të gjithë ditëlindjen?

Ndryshe nga Facebook që e lë opsionale, Instagrami nuk e ndan me askënd ditëlindjen tuaj. Pra, me këtë rast provoni kush ju kujton vërtetë pa një njoftim nga platforma apo një foto të postuar fiks për ditëlindje.

Marketing