23/11/2024
Ballina Shëndet & Style Pse ngrënia e vezëve në mëngjes mund të jetë mënyra më e...

Pse ngrënia e vezëve në mëngjes mund të jetë mënyra më e mirë për të filluar ditën

Sigurisht që konsumimi i vezëve në mëngjes nuk është diçka e panjohur. Vezët, të pasura me proteina dhe pak kalori përpos vlerave ushqyese, janë dhe shumë të lehta për t’u përgatitur. Por, pse ideja e ngrënies së tyre në mëngjes i sjellë shumë përfitime organizmit.

-Përfitimet e ngrënies së vezëve për mëngjes

E dimë që nuk është gjithmonë praktike që të gatuash vezë në mëngjes, ndërkohë që nxiton të bëhesh gati sepse në orën 8 duhet të jesh në zyrë. Por, ngrënia e tyre në mëngjes jep atë ndjesinë e ngopjes dhe ju gjatë gjithë ditës nuk keni nevojë që ta “thyeni” urinë me gjëra të pashëndetshme.

Përtej kësaj, vezët japin edhe shumë energji dhe qartësi mendore, sidomos në ditët e ngarkuara.

“Vezët reduktojnë lodhjen dhe përmirësojnë produktivitetin fizik dhe mendor. Ato na mbajnë të shëndetshëm në çdo moshë, aktivë dhe energjikë gjatë gjithë ditës. Përpos kësaj, ato përmirësojnë kujtesën dhe ndikojnë në fortësinë e shikimit,” thotë nutricionistja Leticia Carrera.

-A është e vërtetë që e verdha e vezës nuk është e shëndetshme?

Një e verdhë veze ka proteina, kolinë (e cila është e lidhur ngushtë me mirëqenien emocionale), hekur dhe zink. E bardha, sipas nutricionistes Martín Clares, siguron midis 10 dhe 20% të sasisë së rekomanduar ditore të vitaminave A, D, E dhe K.

Për më tepër, veza ka fosfor, vitaminë B12, ndërsa ndikon në shëndetin e muskujve dhe imunitet. Pra, me fjalë të tjera, veza mund të konsumohet e plotë dhe është super e shëndetshme.

Marketing

-A i bën mirë flokëve dhe lëkurës?

E dini që vezët kanë biotinë (suplement që nxit prodhimin e proteinave për rritjen e flokëve dhe mbron skalpin nga thatësia dhe irritimi)? Vezët e kanë edhe këtë aftësi, pra të ndikojnë në shëndetin e flokëve dhe skalpit të kokës.

Mënyra më e mirë për t’i konsumuar vezët në mëngjes?

Nuk rekomandohen të skuqura, por vetëm të ziera ose omëletë.