Kohëve të fundit në pikën kufitare të Bllacës, vazhdimisht po krijohen kolona të gjata. Jo vetëm gjatë vikendeve por edhe gjatë ditëve të punës qytetarët po humbin kohë duke pritur nëpër kolona për të dalë andej kufirit. Deputetja e VLEN Saranda Imeri Stafai tha se kjo po ndodh për shkak të aksioneve policore nëpër dogane dhe shtoi se qytetarët duhet pasur durim sepse kjo do të rregullohet. https://youtu.be/2WKIt9fOGSc
“Para ca ditëve kishim një aksion të madh policor që u zhvillua nga MPB, ku u arrestuan një grup i madh i doganierëve dhe i policëve. Ajo ndodhi diku në Maqedoninë lindore, pra në Gjevgjeli dhe Strumiccë. Dhe me siguri kjo ka bërë që kontrollet të shtohen dhe autoritetet në kufi të jenë më vigjilent dhe cdo gjë të shkoj sipas protokollit dhe çdo gjë të jetë sipas standardeve”, tha Saranda Imeri – deputete, VLEN.
Jo vetëm në Bllacë, rrëmujë dhe tollovi po krijohet edhe në rrugën Hasan Prishtina, për shkak punimeve të cilat po zvarriten tashmë një kohë të gjatë. Kjo po ndodh për shkak të mosmarrëveshjeve të pushtetit qendror me kryetaren e Qytetit të Shkupit.
“Mosmarrëveshjet mes qytetit të Shkupit dhe pushtetit qendror, konkretisht mes zonja Arsovska dhe zotëri Mickoksit patjetër të kenë një far epilogu, për shkak se këtë po e vuajnë qytetarët. Këtë e pamë edhe në aplikimet për të cilat Qeveria lëshon mjete për të përmirësuar standardet e qytetarëve në aspekt të infrastrukturës. Unë mendoj se është një problematikë që patjetër të zgjidhet me dialog, për shkak se marrëdhëniet në mes tyre janë të acaruara”, shtoi Saranda Imeri – deputete, VLEN.
Derisa politika vazhdon inatin mes vete, qytetarët do të vazhdojnë të vuajnë duke humbur kohën e tyre nëpër kolona të komunikacionit.