Pse sulmi i Iranit në Izrael mund të dobësojë Rusinë?

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit është i keq jo vetëm për Lindjen e Mesme, por edhe për luftën e Rusisë në Ukrainë.

Michelle Grise, studiuese e politikave në RAND, institutin amerikan të mendimit, përshkroi se si konflikti më i gjerë në Lindjen e Mesme mund të ndikojë në Rusi.

Marketing

Komenti i saj u botua në revistën The National Interest, disa ditë përpara se Irani të sulmonte Izraelin me mbi 300 dronë dhe raketa, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

“Megjithëse është argumentuar se Moska përfiton nga kaosi në Lindjen e Mesme duke devijuar vëmendjen nga Ukraina, ajo do të humbasë shumë nëse konflikti përshkallëzohet”, tha Grise.

Ndryshe, Rusia ka vite që luan rolin e një lojtari ushtarak dhe diplomatik në Lindjen e Mesme. Por, megjithatë, zgjerimi i konfliktit nuk do ti konvenonte as asaj.

Gjithashtu, edhe partneriteti i Rusisë me Iranin është thelluar shumë dy vitet e fundit pasi ekonomia ruse u sanksionua nga vendet perëndimore. Tani, Irani është një furnizues i rëndësishëm ushtarak për Rusinë, e sidomos me naftë.

E nëse iranianët përfshihen në luftë, ata nuk do të jenë në gjendje të sigurojnë të njëjtin nivel mbështetjeje për Rusinë.

“Një konflikt më i gjerë rajonal, veçanërisht nëse përfshin konflikt të drejtpërdrejtë midis Izraelit dhe Iranit, do të kufizonte aftësinë e Iranit për të shërbyer si furnizues ushtarak për Rusinë”, shkroi Grise.

Bëhet e ditur se tashmë G7 po shqyrton sanksione shtesë kundër Iranit pas sulmit të tij ndaj Izraelit. /Telegrafi/

Marketing