Pse Turqia është një zonë me rrezik të lartë sizmik?

Fatkeqësisht, do të duhet kohë të kemi një numër përfundimtar të viktimave dhe dëmeve të shkaktuara nga tërmetet që ndodhën në zonën jugore të Turqisë gjatë natës dhe në mëngjesin e vonë të 6 shkurtit 2023. Tërmetet ​me magnitudë 7.8 dhe 7.5 ballë dhe u pasuan nga pasgoditje të shumta të cilat do të vazhdojnë për ditë, javë dhe ndoshta muaj. Për të kuptuar se çfarë i shkakton ato Focus.it ka sjellë një shpjegim shkencor.

Marketing

Turqia është një nga vendet më të prekura nga tërmeti në botë, sepse shtrihet në pllakën e Anadollit midis dy çarjeve kryesore në koren e tokës. Çarja në Anadollin e Veriut (me të verdhë në foto 1, më poshtë) që përshkon vendin nga perëndimi në lindje dhe çarja e Anadollit lindor (me rozë në foton 1) që ndodhet në rajonin juglindor të vendit. Ato kanë origjinën nga një zonë e vetme e njohur si “Kryqëzimi i trefishtë i Karliovës”, i quajtur kështu sepse është pika e kryqëzimit midis tre pllakave: asaj anadollake, euroaziatike dhe arabe.

Për të kuptuar pse ndodhin tërmete të tilla të dhunshme, shikoni foton 2 (më poshtë ). Ylli i kuq tregon zonën ku kanë ndodhur tërmetet e fundit në çarjen e Anadollit Lindor. Kjo çarje është e tipit “rrëshqitës”, që do të thotë se dy rajonet në kontakt rrëshqasin horizontalisht në lidhje me njëri-tjetrin kur ndodh një tërmet.

Në këtë rast, nga të dhënat e para të marra duket se ka pasur një rrëshqitje të zonës më veriore të thyerjes drejt jugut me rreth 2 metra. E gjithë kjo për faktin se pllaka arabe, e cila ndodhet në jug po lëviz drejt veri-verilindjes me një shpejtësi prej rreth 24 milimetra në vit dhe ndërsa në veri të Gjirit Persik ajo rrëshqet nën Euroazi (ku në foton 2 ka trekëndëshat e vegjël përgjatë një vije të zezë), përgjatë thyerjes lindore të Anadollit pllaka krijon një lëvizje rrëshqitëse.

Rrëshqitja nuk ndodh vazhdimisht, por ndodh vetëm kur forcat e përfshira grumbullohen në sasi të mëdha përgjatë thyerjes dhe në një moment të caktuar kjo i çliron papritur.