Pse unaza e fejesës së Meghan Markle është më e kërkuara në botë?

Kanë kaluar disa vite që kur princ Harry i propozoi Meghan Markle, por unaza e tyre e fejesës tërheq vëmendjen edhe sot. Sipas një nga argjendari britanik “Ramsden’s Jewellery”, unaza e fejesës me diamant të dukeshës së Sussex-it është ende unaza e fejesës më e kërkuar në botë.

Marketing

Ky hulumtim, i cili shqyrtoi të dhënat e vëllimit të kërkimit global gjatë 12 muajve të kaluar, zbuloi se unaza e saj gjeneronte mesatarisht 51,283 kërkime çdo muaj.

E dyta në listë është unaza e famshme e safirit dhe diamantit që mban Kate Middleton, me mesatarisht 22,100 kërkime globale në muaj. Unazat e fejesës së të famshmëve si Millie Bobby Brown, Hailey Bieber dhe Megan Fox dolën në vendin e dytë dhe të tretë, duke përmbyllur pesë unazat më të kërkuara.