Pse vrapimi është i mirë për shëndetin

Vrapimi nuk është i mirë vetëm për shpirtin tuaj, por edhe për shëndetin.

Marketing

Me siguri që keni dëgjuar shprehjen se ushtrimet janë ilaçe. Epo, nuk është vetëm një shprehje, por një e vërtetë.

Studimet kanë vërtetuar se ushtrimet e rregullta (150 minuta në javë), e veçanërisht vrapimi, kanë efekte shumë më të mira sesa çdo ilaç që ta përshkruan doktori.

Vrapimi iu bën lumtur

Pa marrë parasysh se sa mirë ndjeheni, ushtrimet gjithmonë do t’ju bëjnë të ndihemi më mirë.

Një studim i vitit 2006 i publikuar në Medicine & Science in Sports & Execise, kishte zbuluar se 30 minuta në shirit vrapues (treadmill) mund ta ndryshojnë disponimin menjëherë te dikush që ka probleme me depresion, duke e bërë atë më të lumtur.

Vrapimi ndihmon në humbjen e peshës

Ushtrimet, siç e dinë të gjithë, ndihmojnë në djegien e kalorive, rrjedhimisht në humbjen e peshës. Për djegien e kalorive, vrapimi padyshim që është ndër ushtrimet më të rekomandueshme.