Lens kanë shkaktuar befasinë e parë këtë xhiro në Ligue 1.
Skuadra e Lens ka shënuar fitore minimale në përballjen me Paris Saint Germain.
Pjesa e parë e këtij takimi tregoi disa raste, por nuk u gjet rruga e golit nga asnjëra skuadër.
Në pjesën e dytë, Ignatius Ganago arriti që të shënonte gol në minutën e 57’.
Ishte pikërisht ky gol që në fund doli të vendoste fatin e këtij takimi.
Me këtë fitore, Lens pas dy ndeshjeve numëron 3 pikë, kurse për PSG kjo ishte ndeshja e parë duke bërë që sezoni të nis me humbje për ta.