Paris Saint-Germain triumfon me “poker” ndaj Lyon-it në “Parc Olympique Lyonnais” në takimin e javës së katërt të Ligue 1.
Miqtë dominuan dhe gjetën avantazhin që në minutën 4’ me Mbappe që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa në minutën e 20’ Hakimi dyfishoi avantazhin e PSG-së.
Skuadra e Luis Enrique vazhdoi me sulmet, me Asension që shënoi golin e tretë në minutën e 38’, teksa Mbappe vulosi pjesën e parë, duke realizuar golin e katërt për ekipin e tij në minutën e 45+1’.
Vendasit tentuan të reagonin në fraksionin e dytë, por mundën të shënonin vetëm një gol me Tolisso, që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 74’.
Në fund ndeshja u mbyll me rezultatin 1-4, me Lyon që vazhdon të vuajë në fund të renditjes me vetëm një pikë, ndërsa PSG ngjitet në vend të dytë me tetë pikë.