10:36 | 17 Prill 2021
10:36 | 17 Prill 2021
Hakan Calhanoglu nuk është aspak afër arritjes së një kontrate të re me Milanin dhe PSG është klubi i fundit që ka shprehur interesim për lojtarin.
Kontrata aktuale e reprezentuesit së Turqisë skadon më 30 qershor dhe negociatat për t’u zgjatur janë zvarritur për muaj pa sukses, transmeton lajmi.net.
Mediat në Itali bëjnë të ditur se akoma nuk ka asgjë të re sa i përket bisedimeve mes përfaqësuesit të lojtarit dhe zyrtarëve të Milanit.
Pas Manchester United, Juventus dhe Inter, tani La Gazzetta dello Sport raporton se Paris Saint-Germain i ka vënë sytë te Calhanoglu.
Agjenti i tij vazhdon t’i japë përparësi Milanit, por koha po mbaron./Lajmi.net/