aris Saint-Germain është i gatshëm t’i ofrojë Leonardo Bonuccit 10 milionë euro në sezon për ta braktisur Milanin.
Gjatë kësaj jave u raportua se kapiteni i kuq e zinjve është duke menduar ta lërë klubin për PSG-në, vetëm një vit pasi u transferua nga Juventusi për 42 milionë euro.
Mëngjesin e sotëm Gazzetta dello Sport raportoi se Milani do të pranonte ta shiste kapitenin për 40 milionë euro, derisa agjenti i qendërmbrojtësit besohet se është takuar me drejtuesit e PSG-së për të gjetur marrëveshje.
Tani, Corriere dello Sport raporton se bëhet fjalë për një marrëveshje në vlerë 10 milionë euro në sezon, dhe se Bonucci po pret që klubi parisien të bëjë ofertë zyrtare për të.
Bonucci i fiton 7.5 milionë euro në sezon te Milani.