PSG ka arritur të marrë vetëm një pikë përballë Napolit, duke barazuar 2:2 në ‘Parkun e Princave’, me golin e barazimit që skuadra franceze e shënoi vetëm në fund të ndeshjes.
Lorenzo Insigne në minutën e 29’ e kaloi në epërsi Napolin.
Vendasit barazimin e arritën në minutën e 61’, kur Mario Rui shënoi autogol.
Napoli pa veten edhe një herë në epërsi, kur Dries Mertens shënoi në minutën e 77’.
PSG-në nga humbja e shpëtoi Angel Di Maria, që shënoi në minutën e 90’ për 2:2.