Paris Saint-Germain i ka vendosur çmimin yllit të saj Neymar Junior për të gjitha ekipet që dëshirojnë t’i sigurojnë shërbimet e tij.
Ekipi francez do ta lërë të lirë brazilianin vetëm nëse ofrohen në tavolinë 300 milionë euro, sipas L’Equipe.
Anësori ka qenë subjekt i spekulimeve të transferimeve këtë verë, megjithëse çmimi i vendosur nga PSG mund t’i jap fund interesimit të Barcelonës për lojtarin.
Neymar ka kontratë deri në vitin 2022 me kampionët e Ligue 1, por ka hasur në vështirësi për t’i sjellur suksese evropiane.
27-vjeçari ka shprehur haptazi dëshirën për t’u larguar nga Parc des Princes, megjithatë te PSG nuk arriti oferta e duhur.
Tani duket se ekipi që udhëhiqet nga Tuchel i ka larguar edhe më shumë skuadrat e interesuara për lojtarin.