PSG largohet nga gara për Donnarumman

23:19 | 26 Prill 2021

Marketing

PSG nuk ka më interesim për portierin e AC Milanit, Gianluigi Donnarumma, me Keylor Navas që ka rinovuar kontratën.

E ardhmja e italianit mbetet në dyshime, me kontratën që i skadon në verë, transmeton lajmi.net.

Donnarumma do jetë agjent i lirë nëse nuk rinovon kontratën në “San Siro”.

PSG është parë si një ndër klubet që me dëshirë do ta transferonte portierin, por së fundmi kanë njoftuar që Navas ka rinovuar kontratën.

Juventus tani shihen si favorit nëse Donnarumma vendos të largohet, por opsione mbeten edhe Manchester United, Chelsea dhe Real Madrid./Lajmi.net/

Marketing