PSG me afat largimi për Neymar

Skuadra franceze, Paris Saint-Germain, ka vendosur afat largimi për sulmuesin Neymar.

Marketing

Real Madrid është në betejë për ta nënshkruar kontratë me futbollistin 27 vjeçar, por akoma nuk e kanë ofruar çmimin që PSG-ja është duke e kërkuar, shkruan Goal.

Për këtë arsye PSG ka vendosur që t’i bëjë presion skuadrës spanjolle duke vendosur një afat kohor për blerjen e yllit brazilian.

PSG planifikon që ta largojë futbollistin Neymar nga tregu, pak ditë para se të përfundojë afati i transferimit.

Marketing