Mbrëmja e së dielës ishte e veçantë për Paris Saint Germain.
Titulli i tetë kampion në Francë, por edhe akti i bamirësisë për Katedralen ‘Notre Dame’ dhe zjarrfikësit.
Kampionët e Ligue 1 zbritën në fushën e lojës në ndeshjen e së dielës me një fanelë speciale ku përpara ishte simboli i Katedrales së Parisit që mori flakë javën e kaluar, ndërkohë që në shpinë ishte e shkruar ‘Notre Dame’ në vend të emrave të lojtarëve.
Të gjitha këto fanela do të shiten 100 Euro secila dhe të ardhurat e mbledhura do të jepen për bamirësi për zjarrfikësit që mundësuan shuarjen e flakëve në Katedralen e njohur pas shumë orësh pune të madhe, njofton faqja zyrtare e Paris Saint Germain.
Ndërkaq, vetë klubi parizien publikoi në platformat e saj sociale një video homazh për Katedralen 856 vjeçare të ‘Notre Dame’.
https://twitter.com/PSG_English/status/1120040000937185285?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1120040000937185285&ref_url=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2Fpsg-me-fanella-bamiresie-per-nottredamin-fotovideo%2F