PSG mohon shitjen e 800 mijë fanellave të Messit: Nuk jemi magjistarë

Disa ditë pas transferimit të sulmuesit Lionel Messi te PSG, kishte raportime se janë shitur plotë 800 mijë fanella.

Marketing

Por, mesa duket ky lajm rezulton të jetë i pavërtetë.

Drejtorët e PSG-së për L’Equipe kanë mohuar shitjen e 800 mijë fanellave duke thënë se nuk janë magjistarë.

“Është çmenduri të flasësh për këtë numër. Po, shitjet kanë qenë fenomenale, por jemi shumë larg nga shitja e milionë fanellave”.

“Marrëveshja me Messin u kry shpejtë dhe është diçka e madhe. Nëse është Nike, Adidas ose Puma, janë respektin në produkt dhe kualitetin te ato që janë vendosur në shitje. Nuk jemi magjistarë”, tha ai.

Ndërkohë, Messi pritet të debutojë me 29 gusht ndaj Reimsit.