PSG mposht 2-1 Juventusin në Champions League

Paris Saint Germain ka fituar me rezultat 2-1 ndaj Juventusit në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Champions League.
Ishte Mbappe ai që shënoi dy herë, duke e dhënë kështu iluzionin e një ndeshjeje të lehtë për vendasit, që pritej të fitonin me goleadë.

Marketing

Gjithsesi, nuk ndodhi kështu, pasi në pjesën e dytë Juventusi reagoi përmes një goli të McKennie që shfrytëzoi një dalje të pasigurt të Donnarummas.

Francezët e ulën ndjeshëm ritmin e lojës në pjesën e dytë, çka u mundësoi “bardhezinjve” me shumë teren për të sulmuar.

Si përfundim nuk pati ndryshim rezultat më, me PSG që merr kreun e grupit.