PSG ka siguruar vendin e parë në grupin H, falë fitores 5:1 ndaj Basaksehir të mërkurën pasdite.
Kjo ndeshje ka nisur ditën e martë, por u ndërpre pas gjuhës raciste të përdorur nga gjyqtari i katërt.
UEFA vendosi që kjo ndeshje të vazhdoi sot, nga minuta e 17’, ku ishte ndërprerë dje.
Neymar shkëlqeu në këtë ndeshje me tri gola të shënuara, shkruan lajmi.net.
Kylian Mbappe shënoi dy herë.
Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Mehmet Topal.