Paris Saint-Germain, që po dominon Ligue 1 me 14 fitore në 14 javët e para, do të luajë mbrëmjen e sotme në fushën e Bordeaux, që nuk po zhvillon një kampionat të mirë.
Mysafirët, në fakt, kanë fituar vetëm një nga 14 ndeshjet e fundit që kanë luajtur kundër PSG-së në kampionatin francez (5 barazime, 8 humbje).Për më tepër, vendasit nuk kanë arritur të shënojnë në katër nga gjashtë ndeshjet e fundit të Ligue 1 që kanë luajtur në shtëpi kundër kampionëve në fuqi të Francës. Gjithashtu, ata kanë pësuar gol në të shtatë ndeshjet e fundit të luajtura në shtëpi kundër PSG-së.
Gjithashtu, “Dallëndyshet” nuk kanë marrë asnjë fitore në pesë ndeshjet e fundit që kanë luajtur në kampionat (3 barazime, 2 humbje). Parisi, nga ana tjetër, nuk ka humbur asnjë nga 14 ndeshjet e fundit të kampionatit që ka luajtur në transfertë (11 fitore, 3 barazime), ecuria e tyre më e mirë që nga prill 2015-shkurt 2016 (18).Skuadra e Tuchel ka realizuar 46 gola në 14 ndeshjet e para të luajtura në këtë kampionat, ecuria e tyre më e mirë në këtë fazë të Ligue 1 dhe ecuria më e mirë për një skuadër që nga St Etienne në sezonin 1969/70 (gjithashtu 46 gola).