PSG ka vënë në dijeni Real Madridin se për të mbyllur operacionin “Neymar” duhet të përfshijë në marrëveshje me çdo kusht transferimin e Vinicius Junior në Paris.
Gazeta spanjolle “AS” ka bërë me dije se madrilenët e kanë refuzuar tre herë këtë kërkesë të PSG-së, mirëpo klubi francez është i bindur në atë që kërkon dhe nuk e lëshon ndryshe brazilianin e tyre.
Ka qenë drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo që ka zgjuar këtë ide të re, në këtë lëvizje të Neymar. Ish-drejtuesi i Milanit e ka ndjekur prej kohësh 18-vjeçarin brazilian dhe këtë herë ka mundësinë ta marrë në skuadër, por Reali refuzon në çdo mënyrë të shesë investimin e tyre më të madh tek një talent.
Deri më 2 shtator e ardhmja e Neymar do të jetë në ajër, oferta nga më të ndryshmet dhe kërkesa nga më uniket do të zbulohen dhe suspanca do jetë deri në fund.