PSP: Incizimet dëshmojnë se ne nuk kemi lidhje me rastin

Prokuroria Speciale ka lëshuar kumtesë në të cilën thotë se inçizimet e publikuara në Itali vetëm e dëshmojnë se Prokuroria Speciale nuk e ka lehtësuar gjendjen e të dyshuarve në rastin “Zhvatja” dhe kështu, se nuk ka lidhje me aferën. Në kumtesë shkruan se nuk ka asnjë lidhje mes ngjarjeve në video dhe propozimeve të prokurorisë lidhur me paraburgimin e të dyshuarve.

Marketing

Siç shkruan në ueb faqen e PSP-së, më 6 shkurt të këtij viti, Prokuroria Speciale propozoi vazhdimin e paraburgimit për tre të dyshuarit, dhe gjykata ia pranoi propozimin. Pastaj shkruan se të dyshuarit ishin ankuar në Supreme, ndërsa PSP kishte kërkuar që mos të merren parasysh, por Jovo Vangellovski megjithatë kishte vendosur që të shfuqizojë masën e paraburgimit, më 4 mars të këtij viti.

“Shpresojmë se ky shpjegim do ti ndërpresë të gjithë spekulimet për lidhjet eventuale të Prokurorisë Speciale me rastin “Zhvatja”, thuhet në kumtesën e PSP-së.