PSP-ja kërkon që Çavkov të dëshmon për rastin “Tortura”

Lube Boshkovski nuk është ankuar për vendosjen e tij në burgun e “Shkupit”, ku kishte vuajtur paraburgimin por i njëjti kishte ankesa gjatë procesit së arrestimit të tij se si ishin pozicionuar policia. Këtë në seancën e sotme për rastine PSP-së, “Tortura” e ka deklaruar Kiril Efremovski, i punësuar tek Avokati i Popullit.

Marketing

Pas informatave paraprake për gjendjen e Boshkovskit ishte formuar lëndë tek Avokati i Popullit, me çka ishte kryer hetim në burgun ku i njëjti ishte vendosur. Kishte ankesa gjatë vendosjes së policisë dhe procesit të arrestimit të tij. Nuk dëshironte që të bisedonte për detalet mirëpo i njëjti ka deklaruar se janë shkelur autorizimet, janë sjell në mënyrë të vrazhdët, e kanë ofenduar dhe kërcënuar, ka thënë dëshmitari.

Ai sqaroi se ishte hapur lëndë e posaçme se si kishte vepruar policia gjatë arrestimit të tij, të cilin e kishte udhëhequr një koleg i tij.

Në seancën e ardhshme më 10 maj do të dëgjohen edhe disa dëshmitarë, midis të cilëve edhe ish-ministri Mitko Çavkov. Ai do të duhet të sillet nga burgu i “Shkupit” ku gjendet në paraburgim pas aktvendimit të gjykatës për ngjarjet e 27 prillit.

Në rastin “Tortura” për arrestimin e Boshkovskit i akuzuar është ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe disa punonjës të MPB-së