PSP-ja kërkon të jetë institucion autonom

Prokuroria Speciale Publike e publikoi raportin për punën e saj në periudhën nga 15 marsi i vitit 2018, në të cilin theksohet se në këtë periudhë raportuese përfundimisht filluan seancat gjyqësore për të gjitha akuzat e dorëzuara nga ana e kësaj Prokurorie Publike dhe të miratuara nga ana e gjykatës.

Marketing

“Aktgjykimet e sjella gjatë periudhës së gjashtë raportuese kundër tre personave në dy lëndë të ndryshme, si dhe aktgjykimet e sjella nga ana e Gjykatës së Apelit Shkup me të cilat janë konfirmuar aktgjykimet e shkallës së parë kundër gjithsej pesë personave e konfirmuan asyeshmërinë e akuzave të dorëzuara në kuptim të veprave penale të cilat liheshin në barrë të të akuzuarve”, theksohet në raportin e PSP-së.

Në raport shkruan se PSP-ja pret që në periudhën e ardhshme nga institucionet përkatëse të ndërmerren masat e nevojshme dhe kushtet ligjore që kjo prokurori të përfshihet në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë si institucion i pavarur, që do të ketë autonomi duke vepruar sipas veprave që janë në përgjegjësinë e tij dhe ndjekjen e veprave penale të korrupsionit nga profili i lartë.

“PSP është me qëndrimin se në periudhën e skadimit të mandatit ligjor të kësaj Prokurorie Publike duhet vetëm të bëhen përgatitje adekuate për rregullimin e normave ligjore me të cilat do të mundësohej integrimi i PSP-së në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë.

Për këto shkaqe vlerësojmë se pas vitit 2020 me implementimin e zgjidhjeve adekuate ligjore të cilat do të silleshin është e nevojshme që kësaj Prokurorie Publike si institucion i pavarur në sistemin e prokurorisë publike të Republikës së Maqedonisë t’i mundësohet autonomi në veprim edhe atë jo vetëm për veprat me kompetencat aktuale të tij, por të marrë kompetenca edhe për ndjekjen e veprave penale të korrupsionit nga profili i lartë”, qëndron në raport.

Nga PSP-ja theksojnë se në periudhën e ardhshme gjykata më intensivisht do t’i caktojë seancat pas akuzave të aprovuara me çka do të mundësohet që në veprime adekuate gjyqësore t’i dëshmojë veprat penale për të cilat akuzohen të akuzuarit me akuzat e dorëzuara.

“Ndjejmë detyrim që ta potencojmë këtë duke vlerësuar se gjykata duhet ta ketë parasysh seriozitetin e veprave penale të cilat janë lëndë e akuzave të dorëzuara nga ana e kësaj Prokurorie Publike me qëllim të sigurimit të udhëheqjes së pandërprerë të procedurave gjyqësore, si dhe mënjanimin e vonesës së panevojshme. Me këtë rast përsëri e theksojmë detyrimin për tu përmbajtur nga veprimi që është dërguar drejtë kontestimit të drejtësisë”, qëndron në raport.

Nga PSP theksojnë se në periudhën e ardhshme, përveç pjesëmarrjes në seancat gjyqësore, si rezultat i fushës së veprimit të ndërmarra në procedurat e hapura parahetimore, do të hapin hetime për lëndët në të cilat përcaktimi i së vërtetës, si dhe sigurimi i të drejtës penale ka rëndësi të madhe sociale dhe është në interes të jashtëzakonshëm për qytetarët e Republikës së Maqedonisë.

Në raport është theksuar se bashkë me parashtrimin e këtij raporti lëndë e analizës ka qenë përmbajtje me 545.900 audio fajlle, gjegjësisht në përpunim janë 90 për qind nga numri i përgjithshëm i audio fjalleve me të cilat disponon kjo Prokurori Publike.

“Në periudhën raportuese prokurorët publikë morën pjesë në gjithsej 177 veprime para gjykatave në Republikën e Maqedonisë, prej të cilave 172 seanca për debat kryesor para Gjykatës Themelore Shkup 1 Shkup dhe pesë seanca publike para Gjykatës së Apelit Shkup. Në periudhën e raportimit për lëndët të formuara pas parashtrimit të akuzave prej 177 seancave të caktuara në të gjitha lëndët, janë anuluar gjithsej 54 seanca, që paraqet pothuajse një të tretën e numrit të përgjithshëm të seancave të caktuara”, qëndron në raport.

Në kontekst të kësaj, për propozim akuzën për lëndën e njohur si “Dhuna në komunën Qendër”, procedura gjyqësore tashmë zgjat dy vjet, që nuk është e zakonshme për gjykim për propozim aktakuzën. Azhurnimi në veprimin gjyqësor siç thonë nga PPS, deri tani është vërejtur vetëm në procedurat gjyqësore “Tenk” dhe “Treqind”, për të cilat nuk ka pasur anulime të seancave dhe tashmë janë sjellë aktgjykime.
Prokuroria Speciale Publike në raportin gjashtë mujor për punën e kryer publikoi se ka sjellë vendim për mosmarrjen e ndjekjes penale të të akuzuarit Xvonko Kostovski për vepër penale “përgjim i paautorizuar dhe incizim i zërit” në lëndën “Puç”.

“Me parashtresë nga 17.07.2018 i dorëzuar deri te Gjykata Themelore Shkupi 1 Shkup, prokurori publik për ndjekjen e veprave penale të ndërlidhura dhe të cilat dalin nga përmbajtja e ndjekjes së kundërligjshme të komunikimeve e tërhoq Propozim-marrëveshjen ndaj Z.K lidhur me veprën penale Përgjim i paautorizuar dhe incizim i zërit. Prokurori publik për ndjekjen e veprave penale dhe të cilat dalin nga përmbajtja e ndjekjes së kundërligjshme të komunikimeve më 15.08.2018 solli edhe Vendim për mosndërmarrjen e ndjekjes penale të Z.K për vepër penale Përgjim i kundërligjshëm dhe incizim i zërit”, qëndron në raportin e PSP-së.

Marketing