Prokuroria Speciale Publike (PSP) nuk ka dhënë pajtueshmëri për kthimin e pasaportës Sasho Mijallkovit.
Më herët edhe nga Gjykata Themelore Shkupi 1 për AIM njoftuan se Këshilli Penal i Gjykatës nuk ka vepruar mbi kërkesën për shfuqizim të masës së përkujdesit për Sasho Mijallkovin.
“Në lidhje me informacionin lidhur me personin S.M, i akuzuar në lëndë të PSP-së, informojmë se Këshilli Penal pranë Gjykatës Themelore nuk ka vendosur për kërkesën për shfuqizim të masës së përkujdesit për personin e përmendir dhe informacionet që qarkullojnë në opinion janë të pavërteta”, thonë nga Gjykata Themelore Shkupi 1.
Përndryshe, disa mediume sot raportuan se ish-shefit të DSK-së Sasho Mijallkov, i është kthyer pasaporta.