PSP-ja u shpreh e shqetësuar për sigurinë e të punësuarve dhe materialeve të përgjuara

Prokuroria Speciale Publike(PSP) është shprehur e shqetësuar me situatën e fundit të krijuar, dhe sigurinë e të punësuarve, obligimet, arkivin dhe materialet me të cilat disponon kjo prokurori, transmeton Portalb.mk.

Marketing

“Shprehim shqetësimin tonë për shkak të faktit se deri tash nuk është zgjedhur prokurori publik i cili do ta zëvendësojë Katica Janevën, dhe as miratuar zgjidhja ligjore me të cilin do të rregullohet statusi i kësaj Prokurorie Publike. Mungesa e rregullores për atë se, çfarë do të ndodh me të punësuarit, obligimet, arkivin dhe materialet me të cilat disponon Prokuroria, në situatën kur nuk kemi udhëheqës të institucionit, do të sjellë deri te problemet reale me realizimin e të drejtës së raportit të punë së personave të punësuar dhe pushimin e detyrimeve të institucionit, dhe në të njëjtën kohë do të mungojë edhe kontroll për realizim të procedurave të sigurisë që lidhen me materialet me të cilat disponon Prokuroria”, thanë nga PSP-ja.

Nga PSP-ja kanë njoftuar se ende nuk kanë marrë letër nga Prokuroria Publike, në lidhje me transferimin e lëndëve të PSP-së.

Nga ana tjetër, prokurori republikan, Lubomir Joveski ka deklaruar se, pas 15 shtatorit duhet të vendos për statusin e prokurorëve dhe për kthimin e tyre në prokuroritë amë, duke e pasur parasysh se funksionin prokuror publik në ato prokurori e kanë në pauzë.

“Nëse miratohet ligj i ri për Prokurori Publike, në të sigurisht ka dispozita për statusit e tyre. Pas marrjes së lëndëve dhe eventualisht miratimit të ligjit të ri, do të vendoset se cilët prokurorë do të veprojnë në lëndët, nuk është e përjashtuar mundësia që edhe prokurorët aktual të veprojnë për lëndët”, thotë prokurori shtetëror.

Përndryshe, për Ligjin për Prokurori Publike me të cilin definohet statusi i PSP-së, sot do të realizohet takim mes liderëve Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski.

Sa i takon shefes së deritashme të PSP-së, Katica Janevës e cila është në paraburgim se, është e dyshuar në rastin “Reket”, në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut është duke u zhvilluar procedurë për shkarkim, pasi paraprakisht Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime e miratoi Raportin e Këshillit të Prokurorëve Publikë.

Prokuroria Publike e pranoi kërkesën e prokurores Katica Janeva për të marrë përsipër çështjet e PSP-së. Janeva, e cila është në paraburgim në burgun Shkup-Shkup si e dyshuar në rastin “Reket”, kërkoi që të gjitha çështjet e PSP-së t’i dorëzohen PTHP-së.