PSP: Mijallkov, Thaçi dhe Ibrahimi në mënyrë të paligjshme anuluan zgjedhjet lokale në Strumicë

Sasho Mijallkov, Menduh Thaçi dhe Bedredin Ibraimi i dëgjuan sot “bombat” e lëshuara publikisht ku merren vesh që PDSH-ja të mbështesë VMRO-DPMNE-në dhe të rivotohet në disa vendvotime në zgjedhjet lokale të vitit 2013 në Strumicë.

Marketing

Pasi që i dëgjuan bisedat, Prokuroria Speciale lëshoi regjistrimin njëorësh të debatit në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve. Të akuzuarit pyetën pse është propozuar si dëshmi ky regjistrim?

PSP-ja i porositi se këtë do t’ua thonë në fjalët përmbyllëse. Në sallën e gjykatës sot në mesin e më të zëshmëve ishte ish-anëtari i KSHZ-së, Bedredin Ibraimi. Ai i quajti qesharake akuzat se ka pranuar urdhra nga Thaçi dhe Mijallkovi.

Kam kryer shërbimin ushtarak në Armatën Popullore të Jugosllavisë. Kam marrë atje një dokument nga eprorët, në të cilin thuhej: “Vështirë pranon urdhra”. Pra, vështirë paskam pranuar urdhra. Mua në moshën 63 vjeçe, Sasho Mijallkovi do të më urdhëroj se si të votoj në KSHZ për një ankesë! Unë do t’ju dëshmoj se nuk është kështu.

Do të propozoj edhe dëshmi të tjera me të cilat do të dëshmoj se edhe njerëz tjerë më kanë ushtruar presion që të votoj – deklaroi Bedredin Ibraimi, ish-anëtar i KSHZ-së.

Në fund të seancës së sotme Sasho Mijallkovi, Menduh Thaçi dhe Bedredin Ibraimi nuk deshën të japin deklarata. Nuk deshën të flasin as të akuzuarit e tjerë, Sasho Sërcev, Aneta Stefanovska dhe Vllatko Sajkovski, që të gjithë ish anëtarë të KSHZ-së. Gjykimi vazhdon më 27 gusht, pas pushimit kolektiv të gjykatës.

Marketing