PSP nuk do të paguaj para për qiranë dhe faturat fiskale të Janevës

Shefja e PSP-së, Katica Janeva nga një shtatori të këtij viti nuk do të marrë nga 300 euro para të shtetit për kryerjen e pagesës së qirasë së shtëpisë ku po qëndronte, as para për llogaritë fiskale.

Marketing

Burimet nga “A1on” konfirmojnë se Janeva nuk do të marrë para për këtë qëllim të cilat i merrte nga shteti, por do të marrë rrogë të plotë për tërë muajin gusht. Arsyeja për këtë vendim është se Janeva është në paraburgim 30-ditorë si e dyshuar në hetimin për rastin “Haraçi”.

Janeva është në paraburgim në burgun e “Shkupit” në Shuto Orizare që prej 21 gushtit.