PSP: Rreziku për arratisjen e Janakieskit dhe Bozhinovskit është konstatuar që nga viti i kaluar

Pas përplasjeve disa ditore mes Gjykatës Penale dhe Presidentit të Shtetit lidhur me informatat e DSK-së se Mile Janakieski dhe Kirill Bozhinovski po planifikonin arratisje sikurse Nikolla Gruevski, Prokuroria Speciale ka dalë me shpjegim se që prej para më shumë se katër muajsh, Gjykata ka patur informacione dhe dyshime se këta persona mund të arratisen, për çka edhe u janë marrë pasaportat dhe janë detyruar të lajmërohen në gjykatë.

Marketing

Sipas PSP-së, më 2 korrik, Këshilli Penal kishte dhënë arsyetimin e tij për rrezikun e arratisjes dhe kjo dëshmon informacionet e prokurorisë për planet e të akuzuarve për një kohë më të gjatë.

“Në lidhje në vendimet e Këshillit Penal të Gjykatës Themelore Shkupi 1 me të cilën i caktohet masa e paraburgimit të akuzuarve Kirill Bozhinovski dhe Mile Janakieski, në kudër të lëndës “Titanik”, njoftojmë opinionin se rreziku për arratisjen e dy të akuzuarve është konstatuar nga ana e Këshillit Penal të Gjykatës Themelore Shkupi 1 me vendimet e 2 korrikut 2017 kur të akuzuarve u është caktuar masa e përkujdesjes- marrjen e dokumenteve për udhëtim dhe lejet diplomatike si dhe obligim që ata të paraqiten çdo të premte në gjykatë”, kanë thënë nga PSP.

Në momentin kur dolën rrethana të reja konkrete për mundësinë e arratisjes, PSP tha se Gjykata Penale e ka shqiptuar paraburgimin, pasi ka kuptuar se tashmë marrja e pasaportës së rregullt dhe asaj diplomatike, nuk e mënjanon rrezikun e arratisë.