PSP vërtetoi se Janeva ka kërkuar fshirjen e të dhënave në kompjuterët e PSP-së dhe nuk ka dhënë arsye

Kryeprokurorja Katica Janeva në mbledhje ka njoftuan një pjesë të punonjësve në PSP se duhet të bëhet fshirja e të dhënave nga kompjuterët.

Marketing

Të punësuarit e kanë pyetur se pse Janeva ka kërkuar një gjë të tillë por ajo s’ka dhënë arsye, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Opinioni duhet ta dijë se pse Katica Janeva kërkon fshirjen e të dhënave nga kompjuterët pikërisht në kohën kur rasti ‘Haraçi’ po hetohet.

Prokurorja Vilma Ruskovska e cila e udhëheq rastin ‘Haraçi’ në deklaratë për ‘A1on’ thotë se nuk dëshiron të komentojë informacione të pavërtetuara.

“Nuk dua të komentoj informacione të pavërtetuara. Nuk mendoj në mënyrë hipotetike derisa të vërtetohen infromacionet”, tha Ruskovska.

Marketing