PTHP: Janë mbledhur dëshmitë për padinë e Muaherremit

Prokuroret për krim të organizuar Villma Ruskovska, Ivana Trajçevska, Elizabeta Josifovska do të dëgjohen nga ana e prokurorisë themelore. Paraprakisht kundër tyre pedi penale për keqpërdorim të detyrës zyrtare parashtroi Ish Drejtori i Policiës Financiare Arafat Muarremi. Informatat nga prokuroria bëjnë të ditur se Muarremi veçmë është marrë në pyetje  dhe së shpejti do të ftohen edhe prokuroret e paraqitura.
Nga prokuroria thonë se prokurori kompetent i cili vepron sipas padisë, i ka siguruar dëshmitë materiale. Për shkak të padisë penale kundër Ruskovskës, Këshilli i prokurorëve publik vendosi që ajo të distancohet nga pozita e udhëheqëses së Prokurorisë për luftë kundër krimit të organizuar me qëllim që të mos ndikojë gjatë procedurës.
Duke u bazuar në arsyet e njejta edhe Muarremi u tërhoq nga pozita e drejtorit. Ai padinë  e bazon në raportin e Prokurorit republikan Lubomir Jovevski në të ciklën thuhet se prokuroret kanë bërë disa lëshime gjatë kontrollit në policinë financiare.