Prokuroria Themelore Publike ka përfunduar mbikëqyrjen e jashtëzakonshme të të gjitha lëndëve të ngritura ndaj kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko si dhe lëndëve që kanë të bëjnë me punën e komunës, gjatë periudhës kur ka qenë në krye Merko, njofton KlanM.
Siç njoftuan nga prokuroria, komisionit ka mbikëqyrë gjithsej 30 lëndë, prej të cilave procedurat më të vjetra të përfunduara datojnë nga viti 2006.
“Prokuroria Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsioni po punon gjithsej në 5 lëndë. Në mesin e tyre është edhe lënda me furnizimin kontestues të automjeteve zyrtare në Komunën e Strugës, në të cilën është e kyçur edhe iniciativa e Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit dhe një raport i Entit Shtetëror të Revizionit dhe në të cilët është miratuar rezoluta për një pjesë të akuzave, megjithatë pjesa tjetër është ende objekt verifikimi” – thonë nga PTHP.
Në komunikatë, sic percjell KlanM, më tej thuhet se, në të gjitha lëndët aktive kundër Merkos, do të ndërmerren veprimet e nevojshme dhe do të hetohen të gjitha rrethanat, ndërsa veprat e konstatuara penale do të ndiqen.
“Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të inicojë takim me Ministrin e Brendshme, Policinë Financiare, Entin Shtetëror të Revizionit, Komisionin Shtetëror për Parandalim të Korrupsion it dhe organet dhe institucionet e tjera kompetente, me qëllim të aktivizimit të frontit nacional për luftë kundër korrupsionit. Në kuadër të kompetencave të saja, si organ i cili udhëheqë me procedurën hetimore, Prokuroria Publike do t’i jep udhëzime konkrete institucioneve të tjera të policisë gjyqësore për dinamikën e procedurave të tyre, do të insistojë në bashkëpunim dhe do të kërkojë të gjitha institucionet tjera të përgjigjen me përpjekje maksimale dhe investime në luftën kundër korrupsionit” – thonë nga Prokuroria Themelore Publike.
Prokuroria siguron se, nuk do ketë tolerancë ndaj çfarë do forme të krimit, ndërsa shtoi se pret mbështetjen e opinionit por edhe të institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare në këtë proces. Mbikëqyrja e jashtëzakonshme nga ana e prokurorisë, sic njofton KlanM, u inicua, pasi Merko, u fut në “listën e zezë” amerikane, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion dhe ndërhyrjes në punën e gjyqësorit